Joshua zbulon kush ia mavijosi fytyrën para meçit të së shtunës

Boksi

Joshua zbulon kush ia mavijosi fytyrën para meçit të së shtunës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:34
Anthony Joshua

Anthony Joshua pretendon se mavijosjen në fytyrë, të cilën e ka pasur gjatë ditëve të fundit në Nju Jork, ia ka shkaktuar fizioterapeuti i tij, duke i mohuar spekulimet se kishte mbetur i dëmtuar nga një grusht i trajnerit të tij gjatë stëvitjeve.

Fytyra e Anthony Joshuas ishte e mavijosur përreth syrit të majtë gjatë intervistave të tij në Nju Jork, para meçit të së shtunës me Andy Ruiz Jr, në Madison Square Garden.

Mirëpo, kampioni botëror në ËBO, ËBA dhe IBF, në kategorinë e peshave të rënda, e ka mohuar se lëndimi i tij ka ardhur si pasojë e stërvitjeve me trajnerin e tij.

“Është vetëm për shkak të disa gjërave të fizioterapeutit”, tha Joshua për Seconds Out.

“Askush nuk mund të ma bëjë mua këtë në stërvitje apo gjatë gjërave të tilla. Kështu që është vetëm diçka e shkaktuar nga gjërat e fizioterapeutit – si rehabilitim, rikuperim”.

Joshua ka qenë duke u stërvitur në Miami gjatë javëve të fundit. Ai do të debutojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikën kundër Andy Ruiz të shtunën, më 1 qershor.

Fillimisht ky meç ishte planifikuar të jetë kundër Jarrell Millerit, megjithatë ky i fundit nuk i kishte kaluar testet për përdorimin e substancave të palejueshme dhe e humbi licencën për të boksuar.

Tani, Joshua do të tentojë t’i mbrojë tre titujt e tij kundër Ruizit, ndërsa në të ardhmen planifikon të ndeshet me Furyn, i cili e mban titullin e vetëm tjetër botëror në kategorinë e peshave të rënda, ËBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat