Ervis Bici kundër serbit

Boksi

Ervis Bici kundër serbit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:43
Bici

Me 8 qershor 2019 në Winterthur të Zvicrës mbahet “ICF OpenAir Fight Night 2” ky organizator sërish është shoqata humanitare – ICF, me presidentin e federatës shqiptare SPF, kampionin e katëfisht të botës në Muay Thai, Mustaf Kicaj dhe promotorin e luftëtarëve, Avdyl Salihu. Ndryshe, sipas tyre priten të zhvillohen 30 lufta nga kategoria e ulët e deri tek ata të klasit të lartë në sporte si: Muay Thai, K1 dhe MMA. Kështu, ndeshjen e parë e shumë të fuqishme që do ta prezantojmë është përballja për titull bote SPF ndërmjet kampionit të dyfishtë evropian Ervis Bici dhe serbit i cili poashtu ka disa tituj, Luka Koledar. Bici u shpreh se është i nderuar që presidenti dhe promotori i kane mundësuar një luftë të tillë që gjithnjë e ka dashur gjatë karrierës së tij dhe shpreson se do ta shfrytëzoj në maksimum duke ngritur lartë këtë titull. “Nga momenti që kam pranuar ftesën që të ndeshem për titull bote unë kam filluar maksimalisht përgatitjet me trajnerët e mi Ermirian Bici dhe legjenda Sak Kaoponlek. Kundërshtarin serb e kam studiuar së bashku me stafin tim dhe aspak nuk duhet nënvlerësuar sepse ai ka kualitete të larta. Ëndrra e çdo sportisti është të shpallet kampion bote andaj do bojë çmos që ta arrij qëllimin dhe të ngrij lartë flamurin shqiptar në Zvicër”, thotë Bici, duke shtuar se pret përkrahje maksimale. “Në gjithë karrierën time tifozët shqiptar dhe italian më kanë mbështetur dhe besoj se edhe këtë herë tifozët do ndezin Zvicrën në zjarr. Unë do jap maksimumin të nderoj flamurin dhe shqiptaret e mi. Andaj ju presim sa më shumë në Zvicër sepse mbështetja është motivimi im”, përfundoi Ervis Bici, i cili pas përgatitjeve 2 javore në Shqipëri të njëjtat po i vazhdon në Itali. Ndryshe, spektakli do të mbahet në palestrën sportive “Zielbau Arena” në ambient të hapur, kurse hapja e dyerve do të jetë në ora 15:00, kurse ndeshjet fillojnë në ora 16:00 me fillestar dhe C klase deri në ora 20:00, kurse më pas fillojnë profit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat