Fury, Joshua apo Wilder? David Haye tregon kush është më i miri sipas tij

Boksi

Fury, Joshua apo Wilder? David Haye tregon kush është më i miri sipas tij

Më: 30 maj 2019 Në ora: 23:47
Tyson Fury, Anthony Joshua dhe Deontay Wilder

Tyson Fury, Anthony Joshua dhe Deontay Wilder janë tre gjigantët e kategorisë super të rëndë në boks, të cilët sulmojnë njëri tjetrin me deklarata të ndryshme, rreth çështjes se cili është më i miri.

Nga tre të lartpërmendurit, Fury dhe Wilder janë përballu një herë me njëri tjetrin për tu ndarë baras, kurse Joshua nuk është përballur me asnjërin, duke lënë shumë pikëpyetje.

Se cili nga të tre është më i miri është pyetur edhe David Haye, i cili në kokën e tij nuk pati shumë dilema për përgjigjen.

“Djaloshi që do ta konsideroja si numrin një është djaloshi që ka rekord të paprekshëm. Anthony Joshua nuk ka barazuar kurrë” ka thënë Hayer për ‘talkSPORT’.

“Nëse shohim tek Fury dhe Wilder, ata patën një ndeshje, isha i lumtur me barazimin sepse është e vështirë të shkosh për të marrë titullin dhe të nokautohesh dy herë” ka thënë tutje ai.

Joshua do të përballet me Andy Ruiz më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut, në duelin që do të jetë i pari për të në ringun amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat