Wilder nuk lëshon rastin: Ai nuk ishte kurrë kampioni, e kuptuam se kush shmangej

Boksi

Wilder nuk lëshon rastin: Ai nuk ishte kurrë kampioni, e kuptuam se kush shmangej

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 08:03
Wilder dhe Joshua

Një nga rivalët kryesorë të Anthony Joshua, Deontay Wilder, nuk e ka lëshuar mundësinë që të reagoj pas disfatës së britanikut.

Joshua u gjunjëzua në duelin me Andy Ruiz JR, duke rënë katër herë në tapet, për të humbur titujt e tij.

Britaniku do të kërkojë revanshin për të rikthyer epitetin e kampionit, por deri atëherë, do të duhet të përballet me komente të shumta.

Një nga të parët që reagoi dhe shfrytëzoi rastin të kritikonte Joshuan, ishte amerikani Wilder.

“Ai nuk ishte një kampion i vërtetë. E gjithë karriera e tij është e ndërtuar mbi gënjeshtra, kontradikta dhe dhurata” ka shkruar Wilder në ‘Twitter’.

“Fakte, dhe tani ne e kuptojmë se kush po ikte prej kujt” ka shtuar ndër të tjerash ‘bomberi i bronztë’.

Një duel të cilin të gjithë adhuruesit e boksit e presin është ai mes Anthony Joshua dhe Deontay Wilder, por tashmë, fillimisht, Joshua duhet të rikthejë titujt e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat