Ruiz me një mesazh emocionues për nënën e tij pasi mposhti Joshuan

Boksi

Ruiz me një mesazh emocionues për nënën e tij pasi mposhti Joshuan

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 19:43
Andy Ruiz Jr

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr është “mbreti” i ri i boksit në peshën e rëndë, duke bërë atë që asnjë patriot i tij nuk e kishte realizuar më parë.

Ai hodhi 4 herë në ring gjatë duelit të zhvilluar në New York britanikun Anthony Joshua dhe i rrëmbeu titujt kampionë bote, duke tronditur botën e sportit me këtë rezultat.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pas triumfit historik ai ka dërguar një mesazh për nënën e tij e cila ishte e pranishme në sallë.

“Nënë të dua dhe jeta jonë do të ndryshojë. Ne nuk duhet të luftojmë më shumë“, ka thënë Ruiz.

Ruiz tashmë ka në dorë tituj e WBA, WBO dhe IBF derisa titulli i WBC është në dorë të Doentay Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat