Tronditet Andy Ruiz, mund të humbasë njërin titull

Boksi

Tronditet Andy Ruiz, mund të humbasë njërin titull

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:58
Tronditet Andy Ruiz, mund të humbasë njërin titull

Andy Ruiz Jr shokoi botën e sportit veçanërisht boksin mbrëmjen e djeshme kur mposhti kampionin botëror të peshave të rënda, Anthony Joshuan.

Boksieri meksikan arriti t’i shkaktonte humbjen e parë britanikut pas 22 ndeshjeve, pasi arriti ta nokautonte katër herë gjatë meçit dhe përfundimisht u dorëzua në raundin e shtatë – duke i rrëmbyer të gjithë titujt që i kishte fituar AJ.

Megjithatë, Ruiz mund ta humb njërin nga brezat e botës përpara se të ketë mundësinë ta mbrojë atë.

WBA, WBO, IBO dhe IBF janë katër titujt që ‘shkatërruesi’ ia mori Joshuas.

Tashmë është e qartë se një rimeç mund të ndodhë në fund të vitit në Angli, por jo të katër titujt mund të jenë në lojë.

Një nga katër organet sanksionuese, IBF, mund ta thërrasë Ruizin që ta mbrojë titullin kundër sfiduesit Kubrat Pulev, i cili ishte ndeshur me Joshuan më herët duke pësuar humbje turpëruese.

29-vjeçari mund ta anulojë këtë ndeshje në favor të një tjetër ndeshjeje me Joshuan që do t’i mundësonte atij para të majme, gjë që nënkupton se atij mund t’i mirret një titull.

Ruiz ka thënë se do t’i shqyrtojë ofertat për në të ardhmen, por një rimeç është në kontratën e të dy boksierëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat