Boksieri mitrovicas Adrian Maliqi Raatz shënoi fitoren numër 14, mundi serbin e Bosnjës Simeuniviq

Boksi

Boksieri mitrovicas Adrian Maliqi Raatz shënoi fitoren numër 14, mundi serbin e Bosnjës Simeuniviq

Nga: Fatmir Beka Më: 4 qershor 2019 Në ora: 08:35
Adrian Maliqi

Kanë vazhduar seritë e sukseseve të sportistëve me prejardhje mitrovicase, për këtë u përkujdesur boksieri mitrovicas Adrian Maliqi Rattz , prindi i të cilit është nga Zhabari i Mitrovicës (Nexhat Maliqi), ai ka zhvilluar duelin e tij të 15-të dhe ka shënuar fitoren e 14-të radhazi në boksin profesionist.

Kështu të shtunën në mbrëmje, me 1 qershor mitrovicasi Adrian Maliqi Raatz, që ka pak vite që po bokson në boksin profesionist u sfidua nga serbi  i Bosnjës Sllavisha Simeunoviq, por fal përgatitjes së mirë, teknikës së arritur por edhe kujdesit ia doli të mund serbin shumë me më përvojë.

Maliqi ka shënuar fitore me vendimin unanim të gjyqtarëve, tek të cilët ka grumbulluar pikë të mjaftueshme për të arritur fitoren numër 14 nga 15 duelet profesioniste që ka zhvilluar deri më tani.

Ky duel ishte pjesë e CPI Fight Night në Donauëörth, ndërkohë që duhet theksuar se boksieri serb kishte zhvilluar deri tani 33 duele, dy herë më shumë se Adriani, por vendosi guximi, mençuria në veprim dhe përgatitja e boksierit nga Mitrovica.

Ky nuk është serbi i vetëm që ka provuar “grushtet” e boksierit mitrovicas, pasi në vitin që shkoi Adriani ka mundur tre serb tjerë në duele, duke u bërë kështu “ specialist” për rrahje të boksierëve serb.

Simeunoviq ka njohur edhe është përballur edhe me herët ne boksier shqiptar, pasi ishte ndeshur me boksierin preshavas Shefat Isufi, i cili luftoi titullin në luftën e tij të fundit kundër Billy Saunders për WBO.

Për këtë duel Adriani ishte përgatitur mirë nga stafi i trajnerëve , nga i mirënjohuri po ashtu mitrovicas trajneri Sefedin Braha, por edhe trajneri tjetër Sigmund Thebert, ndërkohë që ka mbështetjen e plotë nga familja dhe prindi i tij Nexhat Maliqit.

Boksieri mitrovicas Adrian Maliqi ka radhitur fitoren e 14 në radhë, ndërkohë që nga 15 duelet e deritashme, humbje ka pësuar vetëm në duelin e parë kur ishte futur në ujërat e boksit profesionist, që dëshmon se ai ngadalë po ngritët edhe kalitet dhe në të ardhmen mund ta shohim edhe në luftë për tituj në boksin profesionist.

Pas këtij dueli Adriani që njihet si boksier shumë modest, ka falënderuar trajnerët dhe familjen për mbështetje sikurse edhe sponsorët që  e kanë ndihmuar gjatë stërvitjes dhe punës s vazhdueshme në boksin profesionist, mbi të gjitha ekipin “Edelstahlkamine” dhe sponsorët “Dachbau Murati ".

Puna e Adrianit nuk ndalet me kaq, ai qysh në korrik do të përballet me sfidën tjetër të radhës në kuadër të dueleve profesioniste që do organizohen nga boksieri Keta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat