Biri i kriminelit serb Arkan cinik dhe brutal në ring pasi e nokauton kundërshtarin në rundin e parë

Boksi

Biri i kriminelit serb Arkan cinik dhe brutal në ring pasi e nokauton kundërshtarin në rundin e parë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:31
Biri i kriminelti serb Arkan

Të gjithë po e presim me padurim meçin mes birit të kriminelit të luftës Arkan, Veljka Raznatovica dhe boksierit nga Kosova, Petrit Mazrekaj.

Media ka mësuar së fundmi se meçi do të zhvillohet më 31 gusht të këtij viti, derisa lokacioni ende nuk është përcaktuar.

Raznatovica e kishte kërkuar luftën me Mazrekajn, derisa ky i fundit e pranoi atë me shumë kënaqësi.

Sidoqoftë, Mazrekajdo të duhet të përballet edhe me cinizmin e kundërshtarit serb, i cili nuk heziton të bëjë gjeste të pahijshme në raste kur është në ring.

Në meçin e fundit kundër kroatit, Petar Mrvalj. Raznatovica triumfoi qysh në rundin e parë duke e nokautuar kundërshtarin me goditje të fuqishme.

Pasi e rrëzon në ring kroatin, ai drejtohet nga turma dhe kamera duke nxjerrë gjuhën jashtë në një gjest aspak sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat