Andy Ruiz Jr kërkon shumën e çmendur për të zhvilluar revanshin në Angli

Boksi

Andy Ruiz Jr kërkon shumën e çmendur për të zhvilluar revanshin në Angli

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 07:11
Andy Ruiz Jr , Anthony Joshua

Për boksierin britanik Anthony Joshua nuk ka për të qenë aspak e lehtë të arrijë një marrëveshje me Andy Ruiz Jr për të zhvilluar revanshin dhe rikthyer kampion bote. Edhe pse britaniku ka aplikuar klauzolën, që detyron dy boksierët të zhvillojnë revanshin, kampioni i ri i botës në peshën e rëndë, meksikani Ruiz, ka ngritur zërin për sa i përket anës financiare.

Stafi i Ruiz i ka bërë me dije Eddie Hearn, promotorit dhe menaxherit të Joshua, se për të dueluar sërish me britanikun kërkon 50 milionë dollarë. Për këtë shumë është gati të duelojë kudo që Joshua kërkon, përfshi edhe një duel në Britaninë e Madhe.

“Për momentin jemi ende në fazën e negociatave. E rëndësishme është të jem i shëndetshëm, të ruaj formën dhe të jem gati për duelin e dytë. Ky revansh mund të zhvillohet kudo, në Meksikë, sërish në Amerikë apo Angli. Nëse ata duan që unë të shkoj në Angli, duhet të më paguajnë 50 milionë dollarë.

Nëse jo, atëherë të negociojmë për të dueluar sërish këtu”, tha Ruiz Jr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat