Fort po leh ky i lazdruari i Arkanit! - Bota Sot
Fort po leh ky i lazdruari i Arkanit!

Boksi

Fort po leh ky i lazdruari i Arkanit!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2019 Në ora: 18:50
Fortë po leh ky i lazdruari i Arkanit!

Djali i kriminelit Arkan, boksieri Velko Razhnjatoviq, ta kujton trimërinë e lepurit!  Trimëria e tij është baras sikur e një lepurit!

Deklaratat e tij të japin mesazhin më të mirë, se sa frikacak është ai që të përballet në një terren neutral, jashtë Beogradit, me boksierin e Kosovës, Petrit Mazrekaj. Djalit të Arkanit nuk ia mban prapanica që të luftojë në ndonjë shtet evropian me Mazrekajn sepse e ka frikën se do të humb keq në ring.

Dhe ai ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të lehur, me llojlloj fjalësh, kur thotë: “Ata duhet t’ia dërgojnë një ofertë zyrtare menaxherit tim Luka Popoviq, në këtë mënyrë ata janë vetëm si disa gra dhe gjyshe që pinë kafe e që lehin si disa qenë endacakë”.  Përtej Beogradit nuk ka guximin të boksojë dhe kërkon t’i del përballë shqiptarit të Kosovë. Madje shet mend se kinse po pret edhe një ofertë zyrtare!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...