Mërkoja: O Aziz, me këtë formular nëse ne e nënshkruajmë kjo do të thotë se ne jemi me Serbinë!

Boksi

Mërkoja: O Aziz, me këtë formular nëse ne e nënshkruajmë kjo do të thotë se ne jemi me Serbinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:54
Aziz Salihu

Jetë e zorshme në vitet e 90-ta. Veç një Zot e din se si ia doli populli shqiptar i Kosovës t’i mbijetoi terrorit të pushtuesit serb. Shqiptarët u dëbuan nga të gjitha fushat e jetës, po ashtu edhe sportistët nga objektet sportive.

Në librin “Kush është Aziz Salihu”, të tjerët flasin për të, me autor Cen Pushkolli, të botuar në vitin 2015, ish sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-1994), Sejdi Mërkoja, kishte treguar një detaj shumë interesant. Sepse një farë Luba Aziz Salihut ia jep një formular për të nënshkruar.

“Një farë Luba ishte drejtor i dhunshëm në pallatin e Sporteve, i thotë Azizit: Po gjithsesi, ja merre këtë formular plotësoje dhe nënshkruaje e ma sillë, menjëherë leja do të jipet.

Vjen Azizi te unë dhe thotë: Sejdi, ata të pallatit të Sporteve ma dhanë këtë formular për ta plotësuar ngaqë janë të gatshëm me na e dhënë në shfrytëzim sallën për ushtrime.

Image

Sejdi Mërkoja

E marrë unë formularin dhe e lexoj, çka me pa, në formular pos tjerash shkruante se unë i quajturi N.N. i pranoj masat e dhunshme të Republikës së Serbisë dhe se dëshiroj të jem pjesë e jetës sportive që organizohet nga drejtoria e këtij pallati.

I them unë Azizit: O Aziz, me këtë formular nëse ne e nënshkruajmë kjo do të thotë se ne jemi me Serbinë e kundër popullit tonë. Në këtë Azizi reagoi dhe u ngrit në këmbë duke sharë dhe duke grisur formularin”, kështu ka shkruar mes të tjerash Mërkoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat