Tyson Fury tentoi ta puthte

Boksi

Tyson Fury tentoi ta puthte

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:00
Tyson Fury tentoi ta puthte

Tyson Fury dhe Tom Schwarz do të ndeshen mes vete në orët e para të së dielës.

Boksieri britanik do të debutojë në Las Vegas në arenën MGM Grand Garden në orët e para të ditës së diele dhe kjo përballje pritet me entuziazëm të madh nga dashamirët e boksit.

Fury do të luftojë për të mbrojtur titullin linear të peshave të rënda ndaj të pamposhturit Tom Schwarz, në luftën e parë që nga tërbimi i tij për ndarjen kontroverse të drejtësisë me Deontay Wilder dhjetorin e kaluar.

Ky shënon një hap të madh edhe për Schwarz, një kundërshtar i përkohshëm për Furyn përpara një rimeçi kundër Wilderit.

Boksieri britanik njihet për karizmin e tij dhe si një “llafazan” para meçeve të tij.

Gjatë prezantimit të dy boksiereve para medieve, Fury tentoi ta puthte boksierin gjerman, Schwarz, i cili gjatë tërë kohës qëndroi i qetë.

Fury po ashtu mori vëmendjen e medieve për veshjen e tij.

Boksieri 30 vjeçar po ashtu ka deklaruar se do ta mendonte pensionimin në rast të humbjes nga Schwarz.

Kujtojmë se boksieri gjerman Schwarz kishte boksuar edhe me Senad Gashin, meç të cilin e kishte fituar me vendim të gjyqtarëve, pasi Senadi ishte diskualifikuar nga gjyqtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat