Po merr flakë lufta mes Mazrekajt dhe djalit të Arkanit

Boksi

Po merr flakë lufta mes Mazrekajt dhe djalit të Arkanit

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2019 Në ora: 19:29
Po merr flakë lufta mes Mazrekajt dhe djalit të Arkanit

Jemi dëshmitarë të deklaratave të nxehta qoftë të boksierit të Republikës së Kosovës, Petrit Mazrekajt, qoftë të boksierit nga Serbia, Velko Razhnjatoviq, djalit të kriminelit Zhelko i njohur si Arkan.

Velko ka provokuar në ditët e fundit me fjalor të ndytë, ndërsa si duket atij nuk ia mbanë edhe fortë prapanica që të del në ring me Mazrekajn në një vend neutral. Mazrekaj i ka bërë ofertë edhe në Prishtinë, por edhe qoftë nevoja edhe në Afrikë.

Djali i kriminelit Arkan kërkon të luftojë vetëm në Beograd, ku aty siguria është minimale apo kurrfare.

Ky meç parashikohet të zhvillohet në fund të gushtit përkatësisht me 31 gusht. Jemi dëshmitar, se po merr flakë lufta me deklarata mes këtyre boksierëve, ku Mazrekaj ditë më parë sërish iu është përgjigjur Velkos: “Ne do të ballafaqohemi në ndeshjen tonë kur do të na vij momenti e aty do të zbulohet se kush është zemër luani shqiptar e kush është një qyqar shpirt vogël me gjenezë nga një prind kriminel ordiner që ka patur prirje vetëm për mizori shtazarake”.  

Ndërkaq. Velko kishte fëlliqur me një deklaratë para disa ditëve, duke thënë: “Unë nuk e kam ditur se ai ekziston derisa nuk filloi të flasë gjithfarë gjepurash në ato gazetat e tyre.

Unë do të kisha dashur që ai të vijë këtu edhe t’i konfirmojë ato që i ka thënë. Le të bëhet ‘shmeker” dhe le të vijë. Ata duhet t’ia dërgojnë një ofertë zyrtare menaxherit tim Luka Popoviq, në këtë mënyrë ata janë vetëm si disa gra dhe gjyshe që pinë kafe e që lehin si disa qenë endacakë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat