Të shtunën spektakël boksi në Prilep

Boksi

Të shtunën spektakël boksi në Prilep

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:17
Të shtunën spektakël boksi në Prilep

Po rikthehet boksi profesionist ne Maqedoninë Veriore  edhe atë me një gala mbrëmje të organizuar në Prilep në këtë fundjavë, respektivisht të shtunën.

Do të zhvillohen 5 ndeshje ku Daniel Marku do të ndeshet me Martin Stanev nga Bulgaria, Napolon Torki kundër serbit Bozhidar Ilir. 

Do ketë një duel mes serbeve Novak Radulloviq dhe Darko Stefanoviq, kurse përballja e mbrëmjes do jetë ndërmjet përfaqësuesit nga Maqedonia  Ice Trajkovski dhe bulgarit Ensar Osman. 

Organizator i këtij eventi është Darko Catlevski një punëtor i madh i boksit profesionist i cili për “ArenaRing” u shpreh se gjithçka është gati për këtë mbrëmje. "Pas një kohë të gjatë vendosëm me stafin teknik që të organizojmë sërish një spektakël të madh boksi profesionist, ku në ring kryesisht do të paraqiten boksier nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Bullgaria. 

Sipas boksierëve qe do ndeshen, pritet të ketë përballje mjaft të fuqishme që të njëjtit do të luftojnë për të përmirësuar renditjen botërore. Andaj ftojmë publikun që të përcjellin këto duele pasi do kenë çka të shohin", thotë Catleski. Ndeshjet do te zhvillohen ne bazenin “Markovi Kuli” në Prilep duke filluar nga ora 19:30, kurse hyrja kushton vetëm 100 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat