Aziz Salihu: Ma tradhtuan Monikën! Monika më fajëson mua! - Bota Sot
Aziz Salihu: Ma tradhtuan Monikën! Monika më fajëson mua!

Boksi

Aziz Salihu: Ma tradhtuan Monikën! Monika më fajëson mua!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2019 Në ora: 14:20
Aziz Salihu: Ma tradhtuan Monikën! Monika më fajëson mua!

Legjenda e boksit Aziz Salihu, është i mërzitur shumë për vajzën e tij, Monikën, e cila është shtrirë në spitalin e Shkupit, ndërsa është i revoltuar edhe me institucionet e Kosovës. 

“Jam sportist i Shekullit, një Monikë që ka qenë nënkampione e Evropës për karate, është edhe këngëtare e njohur, siç e dini, para katër muajve ka qenë projekti për organizimin e kampit, ku kishte ardhur ish futbollisti i mirënjohur Edmilson, i cili ka qenë kampion bote me Brazilin. 

Ai ka qenë i pranishëm në konferencën në Prishtinë, me stafin e vet të Barcelonës për këtë kamp, që do t’i sillte shumë të mira Kosovës.  Edmilson e mbajti konferencën, ku erdhën njerëz të ministrisë, të komunës së Prishtinës, secili shikonte me bërë një foto me Edmilsonin, por që asnjëri nga ta kurrë në jetë vetë nuk ishte takuar me emra botëror. 

Më së pari, disa njerëz të komunës dhe disa të ministrisë, i thanë Monikës, se do të përkrahin. Monikën time nuk e përmendi askush në konferencë as nga komuna as nga ministria. Me një fjalë, ma tradhtuan Monikën.

“I thash Monikës me këta gënjeshtar ki mu sëmurë sikur unë që u sëmura dhe ashtu doli fatkeqësisht. Kampi do të mbahet kur e cakton Edmilson”, tha ‘Zizi’ për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Salihu tregon se çka i ka thënë Monikës: “I thash, Shpend Ahmeti nuk e kryen këtë punë.  I thash orientohu nga Ramush Haradinaj, ke qenë parti me të dhe ke bërë shumë për të, se Shpendi nuk ta realizon projektin.  I kam thënë se kam me ardhur dita se Shpend Ahmetin as qentë nuk kanë me ngrënë.   

Shpendi nuk e ka nënshkruar punën e projektit dhe kjo e ka bërë Monikën aq të ndihet e pafuqishme saqë nga stresi e inati u shtri në spital. Ramushi i ka thënë Monikës, se disa sponsorë do ta ndihmojnë për projektin por i ka ndihmuar veç Abrashi. Monika ka pritur se Ramushi do ta ndihmojë si Qeveri, por jo, kurse mua si Aziz qe katër muaj nuk më pranojnë të Kadri Veseli.

Asnjë nuk më dolën në fjalë. Spitali kushton, kurse Monika më fajëson se tash si prind, si sportist i madh, medalist olimpik që nuk po mund t’i sigurojë mjetet financiare për t’u shëruar ajo. Kampi do të kryhet shumë shpejt edhe falë Edmilsonit, që është emër i madh, njeriu që na çmon gjithëve si familje dhe si Kosovë. Monikë, kampi do të mbahet pas shërimit tuaj, dhash Zoti sa më shpejt që të shërohesh. Janë disa emra që vlejnë shumë, janë të mëdhenj në Qeveri dhe do të dalin burra si kanë qenë gjithherë dhe do ta ndihmojnë Monikën”, përfundoi Salihu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...