“Fury mund të mposhtë edhe Wilder edhe Joshua nëse dueli zgjatë mbi 4 raunde”

Boksi

“Fury mund të mposhtë edhe Wilder edhe Joshua nëse dueli zgjatë mbi 4 raunde”

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 22:18
Fury mund të mposhtë edhe Wilder edhe Joshua

Debat i madh po zhvillohet së fundmi për çështjen se kush është boksieri më i mirë aktualisht në peshat e rënda.

Humbja e Anthony Joshua ndaj Andy Ruiz JR ka bërë që Tyson Fury të shihet si më i miri i kësaj kategorie, përcjellë nga Deontay Wilder, Joshua e Ruiz.

Një koment rreth kësaj pikëpyetjeje të madhe ka dhënë edhe Tony Bellew, i cili ka shprehur besimin se Fury dominon peshat e rënda.

“Secili që shkon mbi katër raunde me Fury është i humbur, përfshirë Anthony Joshua” ka thënë Bellew për ‘Express Sport’.

“Personalisht, mendoj se ai do të shtynte katër raunde me AJ dhe Wilder” ka thënë tutje boksieri.

“Por, nëse kalojnë katër raunde, nuk mund ta lexosh atë, lëvizjet e tij janë të jashtëzakonshme për madhësinë dhe peshën e tij” ka thënë ndër të tjerash Bellew.

Tashmë adhuruesit e boksit janë në pritje të revanshit Fury – Wilder II, pas barazimit kontrovers në duelin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat