Ruiz: Joshua nuk është boksier i mirë

Boksi

Ruiz: Joshua nuk është boksier i mirë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 08:30
Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua

Andy Ruiz Jr e ka kritikuar ashpër rivalin e tij, Anthony Joshua, duke e quajtur britanikun boksier të keq dhe duke e paralajmëruar se do ta mposhtë sërish në fund të këtij viti, kur do të zhvillohet rimeçi mes tyre.

Sundimi i Anthony Joshuas në kategorinë e peshave të rënda të boksit dhe rekordi i tij si i pamposhtur u shkatërruan në mënyrë tronditëse nga Andy Ruiz Jr në Nju Jork më 1 qershor.

Meksikani e fitoi atë ndeshje, mirëpo promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, e aktivizoi menjëherë klauzolën në kontratën mes tyre për ta zhvilluar edhe një rimeç, në fund të këtij viti.

Skuadra e boksierit britanik është duke i shqyrtuar disa stadiume të ndryshme në Britani të Madhe dhe SHBA, për një meç në nëntor ose në dhjetor. Mirëpo, Ruiz ka bërë të ditur se nuk frikësohet për këtë rimeç.

“Rimeçi do të jetë i njëjtë. Do të jem më i përgatitur këtë herë, më gati. I di të metat e tij, mund të bëjë punë shumë më të mirë”, ka thënë Ruiz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat