E pabesueshme, shikoni se çfarë ka bërë Donjeta Sadiku

Boksi

E pabesueshme, shikoni se çfarë ka bërë Donjeta Sadiku

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 20:47
Pamje nga dueli

(E plotësuar) - Boksierja e njohur, Donjeta Sadiku është eliminuar nga Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.

Sadiku është mposhtur në 1/8 e finales nga boksierja daneze, Frostholm Ditte.

Ditte ka fituar këtë meç pas vendimit të gjyqtarëve.

Donjeta Sadiku është eliminuar edhe zyrtarisht nga Lojërat Evropiane, kurse fituesja e duelit, Ditte ka kaluar në çerekfinalen e madhe.

Natyrisht se ky nuk është një lajm i mirë – pasi Kosova kishte shpresa të mëdha tek Sadiku.

Fillon meçi Donjeta Sadiku – Frostholm Ditte, ja ku mund ta shikoni!

Boksierja e njohur, Donjeta Sadiku sonte do të ballafaqohet në kuadër të 1/8 së finales në Lojërat Evropiane.

Sadiku do të ndeshet danezen, Frostholm Ditte pas pak minutave.

Image

Vlen të theksohet se në këto gara pritet shumë edhe nga Donjeta Sadiku, e cila njihet si boksiere mjaft e shquar.

Këtë meç mund ta shikoni drejtpërdrejtë në këtë link.

Kosova, me 12 sportistët që do ta përfaqësojnë, e nisi të premten garën në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat do të zhvillohen prej 21 deri më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat