I lanë në Kosovë, nuk i morën në Bjellorusisë

Boksi

I lanë në Kosovë, nuk i morën në Bjellorusisë

Nga: K. Goca Më: 25 qershor 2019 Në ora: 15:09
Demolli e Bogujevci

Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës dhe Latif Demolli, gjyqtar ndërkombëtar i boksit, ende nuk e kuptojnë arsye përse nuk u morën në Minski të Bjellorusi. 

Bogujevci dhe Demolli kishin shpresuar se do të jenë të paktën në ekspeditën e sportistëve por çuditërisht mbeten jashtë!

E para, Bogujevci si emër i madh i boksit dhe nënkampion bote në boksin amator, nuk është u përfshi në ekspeditë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Demolli, si gjyqtar ndërkombëtar është i revoltuar që sërish nuk ia varën si emër i respektuar.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat