Anthony Joshua surprizon fansat shqiptarë, bën shqiponjën

Boksi

Anthony Joshua surprizon fansat shqiptarë, bën shqiponjën

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:45
Anthony Joshua dhe Vis Pajo

Anthony Joshua u bë i famshëm me fitoren ndaj Wladimir Klitschkos, me të cilën u bë kampion në 2 versionet më të rëndësishme të boksit, IBF dhe WBA.

Triumfi ishte kulmi një rrugëtimi të pabesueshëm, prej qëndrimit në burg e përdorimi i drogës, deri të dueli që u zhvillua para 90 mijë shikuesve.

Por së fundmi boksieri i njohur në të gjithë botën ka suprizuar me veprimin e fundit, duke bërë shqiponjën.

 Ka qenë Vis Pajo, ai i cili ka publikuar një foto krah boksierit të njohur, ku shihen të dy duke bërë shqiponjën.

Ky gjest i veçantë nga ana e Joshua, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga të gjithë ndjekësit shqiptarë, të cilët duhet të ndihen edhe më shumë krenar pas këtij momenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat