Djali i kriminelit serb, Arkan kërkon të shtyhet meçi me Petrit Mazrekajn

Boksi

Djali i kriminelit serb, Arkan kërkon të shtyhet meçi me Petrit Mazrekajn

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:23
Mazrekaj dhe Razhnatoviq

Veljko Razhnatoviq – i cili është djali i kriminelit serb Arkan dhe i këngëtares serbe Ceca, pavarësisht se ka konfirmuar datën e meçit me boksierin nga Kosova, Petrit Mazrekaj, ka kërkuar që data të ndërrohet për shkak se dëshiron ta zhvilloi edhe një meç para se ti dal përballë Mazrekajt.

RTV Dukagjini merr vesh se Razhnatoviq ka kërkuar përmes menaxherëve të tij që meçi të shtyhet për të paktën një muaj.

“Veljko po ka frikë, po e nuhatë humbjen, nuk ka qenë e pritur se Petriti të dal aq mirë I përgatitur, megjithatë kontartat janë të nënshkruara dhe meçi duhet të mbahet me 31 gusht në të kundërtën ai do të gjobitet”.

Razhnatoviq pavarësisht deklaratave dhe fyerjeve ndaj boksierit kosovar, duket se tashmë e ka nuhatur frikën e humbjes dhe turpërimit nga Mazrekaj para publikut në Beograd.

Ndërkohë presioni si nga mediat ashtu edhe nga menaxhmentin për këtë meç nga fillimi ka qenë në anën e serbit pas deklaratave jo-sportive ndaj boksierit Mazrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat