Mayweather nuk heq dorë nga vesi, poston foto e video me miliona dollarë

Boksi

Mayweather nuk heq dorë nga vesi, poston foto e video me miliona dollarë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:39
Floyd Maywether

Ish-boksieri Floyd Maywether nuk lodhet të postojë foto e video duke mbajtur apo numëruar paratë. Brenda pak ditësh ai po postuar disa video apo foto të tilla dhe nuk bëhet fjalë për “qindarka”, por për miliona dollarë.

Në një video Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në ring, deklaron se ka 1.8 milionë dollarë. Video që më pas e shoqëron edhe me një foto, ku duket i ulur në tavolinën e mbushur plot me dollarë.

Ndërsa sot, Floyd Mayweather mban në duart e tij 1 milionë dollarë “cash”, ndërkohë që një person tjetër në dhomë numëron tufat me dollarë. Duket se ish-boksieri nuk shqetësohet aspak nga këto foto e video.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#Motivation Video Credit: @jirahmayweather

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat