Joshua në pozitë t’i pranojë...

Boksi

Joshua në pozitë t’i pranojë...

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:17
Joshua në pozitë t’i pranojë...

Boksieri britanik Anthony Joshua dhe menaxheri i tij Eddie Hearn do të përgatisin sërish valixhet për të shkuar në Amerikë ose Meksikë. Kampioni i botës në peshën e rëndë, meksikani Andy Ruiz Jr, ka konfirmuar sot se nuk ka asnjë shans që revanshi mes tij dhe Joshuas të zhvillohet në Britaninë e Madhe. Ai preferon Meksikën ose Amerikën.

“Dua që revanshi të zhvillohet në vendlindjen time, në Meksikë. Ose eja të dublojmë sërish në Nju Jork, si herën e parë ose në Las Vegas”, tha Ruiz për TMZ.

“Nuk më intereson fare nëse Joshua e pëlqen apo jo këtë deklaratë. Tashmë jam unë ai që vendos dhe do të bëhet si them unë”, u shpreh Andy Ruiz Jr, 33 tore e 1 humbje në karrierë.

Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 1 qershor në Nju Jork, u fitua me “KO teknik” në raundin e shtatë nga Ruiz. Një rezultat që befasoi të gjithë, me meksikanin që mori titujt kampionë bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO. Ajo ishte sfida e parë në karrierë e Joshua në Amerikë, që synon që revanshin ta zhvillojë në Britaninë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat