Boksieri i Republikës së Kosovës, Petrit Mazrekaj, i kundërpërgjigjet ashpër djalit të Arkanit, Velko Razhnjatoviq, pasi ky i fundit në një emision televiziv serb, kishte thënë: “Do të shkoj nëse mundem ta vras ne ring”.
Mazrekaj ka një përgjigje të fuqishme për boksierin Velko, duke ia kujtuar se kush i ka përzënë pushtuesit serb nga Kosova.
“Epilogu i kriminelëve që vrasin, tashmë është i qartë.
Arkani dhe paramilitarët e tij janë përzënë nga Kosova si humbës të fëlliqur, duke ia pamundësuar me bë krime të tjera.
Ndërsa djalit të tij, do t’ia pamundësojë që me dalë në ring përsëri. Do ta shkatërrojë boksa, më zi se sa tomahowkat e NATO-së.
Shqipet fluturojnë lartë!”, shkruan Mazrekaj.