Fury pajtohet për të kompletuar trilogjinë me Chisora

Boksi

Fury pajtohet për të kompletuar trilogjinë me Chisora

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 00:06
Tyson Fury dhe Dereck Chisora

Tyson Fury dhe Dereck Chisora duket se janë pajtuar për të kompletuar trilogjinë.

Chisora ka thënë se Tyson Fury është pajtuar për një duel me të, pasi kanë biseduar në telefon, raporton ‘The Sun’.

‘The Gypsy King’ zotëron dy fitore kundër rivalit të tij, por dëshiron që ta mbyll karrierën me tri fitore ndaj tij.

Fury i kishte dhënë humbjen e parë Chisoras në vitin 2011, duke e mposhtur me pikë, në Londër.

Mbetet të shihet se kur do të konfirmohet dueli mes dy gjigantëve, dhe të mësohet data për duelin spektakolar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat