Shumë po i fryn djalit të Cecës, nuk del përtej Beogradit që të rrihet me djalin e Deçanit!

Boksi

Shumë po i fryn djalit të Cecës, nuk del përtej Beogradit që të rrihet me djalin e Deçanit!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2019 Në ora: 12:28
Ilustrim, Mazrekaj me Ramush Haradinaj dhe një foto lart e Velkos

Edhe një muaj e një javë kanë mbetur që të zhvillohet meçi ashtu siç është paraparë mes boksierit të Republikës së Kosovës, Petri Mazrekajt dhe atij të Serbisë, Velko Razhnjatoviq.

Është parapa që në fund të muajit gusht të zhvillohet meçi, por siç shihet gjithçka po shkon sikur mjegull, përveç deklaratave të ndryshme dhe provokuese të djalit të këngëtares më popullore në Serbi, Cecës, ndryshe është i biri i kriminelit Arkan (Zhelko).

Kampi i Petrit Mazrekajt është gati për luftë, por jo në Beograd, për shkak se nuk ka kurrfarë sigurie, por që të boksojnë diku në terren në neutral, në një shtet evropian dhe që ka siguri të plotë. 

Siç shihet deri me tash, djali i Cecës më shumë po shet mend se sa është i vendosur për të caktuar ndonjë vend neutral dhe të boksojë në ring.  Ashiqare shihet se atij po i fryn shumë nga boksieri i Kosovës, për faktin se ka njohuri për cilësitë e tija. 

Ai më shumë jep deklarata sikur të fëmijëve dhe i thotë vetes boksier, megjithatë do të ishte mirë djali i kriminelit të vendos se ku do të boksojë jashtë territorit të Serbisë.  

Ai e njeh veten se sa vlen dhe nuk e ka guximin që të shkojë jashtë Beogradit që të boksojë në ring në mënyrë sportive, sepse nuk i beson as vetes, pasi që e din takatin sa e ka!

Presim në ditët në vazhdim të shihet se si do të rrjedhin gjërat, do të shtyhet meçi apo do të vendoset në një terren neutral. Djali nga Deçani është i gatshëm qoftë edhe në Afrikë, por djali të Arkanit nuk ia mban prapanica të del përtej Beogradit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat