Vëllezërit James dhe Toni Kraft, po arrijnë rezultate kulminante në boksin profesionit

Boksi

Vëllezërit James dhe Toni Kraft, po arrijnë rezultate kulminante në boksin profesionit

Nga:  Skënder Mulliqi Më: 23 korrik 2019 Në ora: 11:10
Vëllezërit James dhe Toni Kraft, po arrijnë rezultate kulminante në boksin profesionit

Për të arritur zenitin e suksesit në çdo veprimtari sportive pos talentit të falur nga Zoti, nevojitet vullnet i çeliktë dhe punë e madhe.

Image

Kjo vlen edhe  për sportin e shkathtësisë bujare –boksin.

Për  t’u bërë kampion nuk janë bërë vetëm në palestrat sportive, kampionet janë bërë nga diçka që ata e kanë thellë në brendinë e shpirtit të tyre. Kanë një dëshirë, një ëndërr, një vullnet që duhet të jetë më i fortë së aftësia.

Plejadës së boksierëve të njohur më prejardhje shqiptare në boksin botëror profesionist, nga Strellci i Deçanit, janë duke iu bashkëngjitur edhe vëllezërit James Kraft dhe Toni Kraft, të cilët për një ditë u bënë kampion bote për junior.

Kjo ishte diçka spektakolare, mahnitëse që i bëri shumë të lumtur këta dy boksier të talentuar, e të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Kanë lindur në Altotting. James në bisedë më të është i qetë, por shihet së është shumë energjik dhe i shkathët në boks. Ai më rrëfeu këtyre ditëve kur është në Kosovë, së si e kanë filluar rrugëtimin më vëllain, Tonin në boksin amatorë e profesionist.

Vëllezërit Kraft-Avdimetaj mbiemrin nga origjina, karrierën e tyre e kanë filluar qysh në moshë shumë të re, duke arritur deri më tani suksese të mëdha, por nuk janë shumë të njohur deri më tash në Kosovë. James thotë së si amator i ka zhvilluar 87 meçe, prej tyre i ka 78 fitore. Në moshën 17-vjeçare vazhdon rrëfimin James, kam kaluar në boksin profesionist  në kategorinë gjysmë të rëndë.

Deri më tash thotë ai në vazhdim të bisedës nga 17 meçe të zhvilluara, kam 16 fitore dhe një barazim. 10 ndeshje i kam fituar më KO për junior. James dy herë ka arritur që të bëhet kampion bote për junior në versionin WBC dhe IBO. Titullin në versionin WBC e ka mbrojtur dy herë. Ishte shumë interesant për neve thotë James, kur të njëjtën ditë më 16-1. 2016 në Munih u kurorëzuam më vëllain, Tonin më titujt e kampionit të botës.

Unë thotë James mposhta boksierin shumë të fortë hungarez, Pita Orleg duke e nokautuar në raundin e tretë. Nder emrat të njohur ndaj të cilit kam shënuar fitore është edhe gjermani, Aron Shvarc. Aktualisht James mbanë dy tituj për junior deri në moshën 24 -vjeçare. Sigurisht së në sukseset e deritashme tona meritor është menaxheri, Flavio, kurse ne Kosovë menaxheri, Edonis Shabanaj. Synimi i këtij boksieri 22-vjeçar është të kurorëzohet më titullin e kampionit të botës, por tash për senior, për t’ia rrëmbyer titullin suedezit, Sven Forni, i cili mban titullin  në versionin IBE-o.

Duke më rrëfyer për sukseset edhe të vëllait Tonit, James thotë së vëllai i tij bokson deri në kategorinë 76.2 kg, Toni është kampion bote në versionin WBC-junior, kurse aktualisht është edhe  kampion në versionin IBF dhe IBO-Kontinental për senior në Evropë. Mbanë gjithashtu titullin e të parit në Gjermani. Në mbrëmjen kur jemi bërë bashkë kampion në Munih në vitin 2016, Toni e ka mposhtur  hungarezin e fortë, Albert Ferenc duke u bërë kampion  bote në versionin WBC. Toni Kraft gjatë karrierës si amator ka shënuar 115 meçe, ku 109 prej tyre i ka fituar më nokaut, dy barazime e dy humbje. Ne karrierën si profesionit ka deri më tash 17 ndeshje, 16 fitore  e një barazim. Toni si synim të radhës ka edhe tri takime paraprake për të ardhur deri takimi më anglezin, Krys Jubenle, i cili mban titullin e botërorit në  versionin IBO, të boksit profesionist.

Ne, i uruam atë ditë pas bisedës tanë këta boksierë të talentuar në sukseset e deritashme pa dyshim të mëdha, në boksin  profesionist, për të cilët nuk është shkruar dhe dëgjuar  aq shumë në Kosovë, siç shprehet edhe James, së Toni nuk ishte atë ditë prezent. Pa dyshim sportistët tanë në botë janë bërë krenaria e shqiptarëve. Janë bërë ambasadorët më të mirë të kombit, të cilët po na mbajnë në piedestal.  Sigurisht së për Tonin dhe James do të dëgjohet dhe shkruhet edhe më shumë, siç i përfundojmë si zakonisht shkrimet e tilla...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat