Dorëzohet Joshua, pranon kushtin e Ruiz për të rimarrë titujt

Boksi

Dorëzohet Joshua, pranon kushtin e Ruiz për të rimarrë titujt

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:22
Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr ka “fituar” raundin e parë të revanshin ndaj britanikut Anthony Joshua. Ky i fundit ka hequr dorë nga pretendimi i tij për të zhvilluar në Britaninë e Madhe revanshin ndaj Ruiz vetëm e vetëm që të rimarrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Tituj që i humbi më 1 qershor, kur u mund nga Ruiz në Nju Jork.

Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, duke folur për “Express”, u shpreh: “Për Anthony nuk ka rëndësi vendi. Sigurisht që ai preferon Britaninë e Madhe, por përderisa e hodhi hapin e madh për të dueluar në Nju Jork një herë, atëherë është gati të duelojë aty sërish. Madje edhe për të zhvilluar revanshin me Ruiz aty”.

“Ne besojmë se do të gjejmë gjuhën e përbashkët me Andy Ruiz. Gjithsesi, Joshua donte një stadium të madh, me 80 mijë shikues dhe më shumë parà për të dy. Nëse ai nuk do, atëherë le të duelojmë sërish në Amerikë. Për Joshua rëndësi kanë sërish titujt kampionë”, u shpreh Hearn. Pritet që edhe revanshi të zhvillohet sërish në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat