Gjatë ndeshjes, mbetet pa jetë boksieri - Bota Sot
Gjatë ndeshjes, mbetet pa jetë boksieri

Boksi

Gjatë ndeshjes, mbetet pa jetë boksieri

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 09:14
Foto

Boksieri rus Maxim Dadashev është ndarë nga jeta. Që nga dita e premte, e javës së kaluar, ai ra në gjendje kome pas dëmtimeve që pësoi në ndeshjen kundër Subriel Matias.

Trajneri i 28-vjeçarit njoftoi se ai ia doli dot t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda të pësuara në ring pas disa goditjeve të forta të marra në fytyrë.

Menjëherë pasi u tërhoq nga ndeshja, Dadashev u dërgua në një spital në Merilend, ku u konstatua se kishte pasur hemorragji në tru.

Mjekët kryen një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati rreth dy orë, por që më pas 28-vjeçari ra në koma dhe humbi jetën ditën e sotme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...