Holyfield, djali i legjendës

Boksi

Holyfield, djali i legjendës

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:15
Holyfield, djali i legjendës

Në sagën e fundit të filmit Rocky, suksesi u bazua mbi rikthimin në ring të mbiemrit Creed, vetëm se trashëgimia i përkiste djalit të Apollos, Adonis. Por djemtë e boksierëve legjendarë, që ndjekin hapat e prindërve të tyre, nuk është vetëm një histori filmash, por dhe e jetës reale.

Evan Holyfield është djali i Evendar Holyfield, një prej emrave më të njohur të ringut botëror në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 dhe ai ka vendosur të ndjekë gjurmët e të atit, duke zgjedhur dorezat e boksit si të ardhmen e tij.

Pas 80 ndeshjes në ringun amator dhe Evan ashtu, si Adonis në film, ka vendosur të ngjitet në ringun profesionist për të ruajtur trashëgiminë e të atit, me shpresën se do të jetë po aq i suksesshëm sa ish-kampioni i padiskutueshëm i boksit botëror, Evander Holyfield, që u tërhoq zyrtarisht nga ky sport në vitin 2014.

21-vjecari po stërvitet intensivisht për të bërë ëndrrën realitet dhe e veçanta e tij është se ai është dhe autor i suksesshëm i një libri të titulluar 12 raunde për fitoren, që ka patur shumë sukses pas publikimit në faqen online të vetë Evanit. Ai ka firmosur me kompaninë Main Events, që promovoi dhe babanë e tij në vitet ’80 në rrugën drejt suksesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat