Ja sa mund të dënohet Whyte pasi rezultoi pozitiv në testin anti drogë - Bota Sot
Ja sa mund të dënohet Whyte pasi rezultoi pozitiv në testin anti drogë

Boksi

Ja sa mund të dënohet Whyte pasi rezultoi pozitiv në testin anti drogë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 22:54
Dillian Whyte

Dillian Whyte është boksieri i radhës që është ndëshkuar nga testet e anti drogës.

Boksieri që pritej të mandatohej nga WBC si sfidues i titullit, ka rezultuar pozitiv në testet e anti drogës.

Britaniku kishte rezultuar pozitiv në dy substanca të ndaluara, dhe tani pritet të dënohet nga Federata Botërore e Boksit

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, boksieri mund të dënohet deri në tetë vite.

Dënimi me tetë vite do të thoshte edhe një lamtumirë për Dillian Whyte me boksin, pasi ai tashmë ka plot 31 vite në bagazh.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar për britanikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...