Salihu: O Shpend Ahmeti, emri im është shumë më i madh se ju, e dini kush iu ka bërë kryetar

Boksi

Salihu: O Shpend Ahmeti, emri im është shumë më i madh se ju, e dini kush iu ka bërë kryetar

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:13
Aziz Salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu është i revoltuar që nuk mund ta mbajë turneun në kohën e planifikuar për ta nderuar diasporën.  

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, tha se askujt nuk i ka bërë keq dhe gjithmonë punon për popull!    “Deri kur ma? Një herë shikuan të më “mbysin” disa, por  Zoti nuk e shkroi që të vdes unë. Dhe prapë disa prej tyre ma mendojnë të keqen.

Aziz Salihu e din krejt se çka ka bërë edhe në ish Jugosllavinë, që nuk kam bërë asnjë hap që të dal jashtë Kosovës. Kam qëndruar në Kosovë ku kam pas presione të llojllojshme nga Serbia, të cilët me kanë ofruar edhe banesa e lokale. “O Aziz, mos u përziej politikë”, me thonin serbët, se ne do të japim çka duash midis Beogradit, çka ta do zemra! Unë iu thash jo.

Të gjithë e din se çka ka bërë Azizi, gjithë kam çuar pluhur kundër Serbisë, duke organizuar turne që dikujt nuk ia mbante. Disa prej tyre që po bashkëpunojmë ende me Beogradin, me xhelozojnë. Shyqyr që ra kjo Qeveri, dha dorëheqje Ramushi, nuk jam kundër Ramushit, por mendoj se shumë ministra e këshilltar nuk e kanë pasur vendin në Qeveri. 

Posaçërisht Shpend Ahmeti nuk më ndihmoi asnjëherë. Këtë turne kam dashur shumë me mbajt për hatër të diasporës, populli që me ka pritur mirë.

Të flas për historinë time është gjynah, unë nuk mund të dal rrugës si lypës. Turneun e diasporës nuk e kam shty por e kanë shty ata që po me pengojnë. Gjithherë kam mbajtur turne për emra të mëdhenj, jam i ndjeshëm dhe e din që kam mbajtur turne për Adem Jasharin, Bill Clinton, William Woker.

Doja ta mbaj turneun në shesh, por Shpendi sërish thotë nuk ka hapësirë të lirë në Prishtinë. 
O Shpend, shumë shpejt ki me shku, lutem që mos të shoh kurrë keq. Marre, gjynah çka po me bën. O Shpend Ahmeti, emri im është shumë më i madh se ju, e dini kush iu ka bërë kryetar, fal emrit të Albin Kurtit.  Turneun e shtyjë edhe për shkak të motrës që ndërroi jetë dje”, përfundoi Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat