Kaos në WBC - Bota Sot
Kaos në WBC

Boksi

Kaos në WBC

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 17:03
Kaos në WBC

Boksieri britanik Dillian Whyte ka rezultuar pozitiv gjatë një testi antidoping të zhvilluar para duelit të 20 korrikut, ku mundi me vendim unanim të gjyqtarëve kubanezin Oscar Rivas. Megjithatë, ai është lejuar të duelojë. Testi antidoping është kryer nga Antidopingu Britanik (UKAD).

Për momentin çështja është ende e mjegullt, por ai që ka folur për mediat është Eddi Hearn, menaxheri i Whyte: “Pas zërave të fundit, konfirmoj se Whyte dhe Rivas kanë kryer teste antidopingu vullnetare para duelit të tyre. Të dy boksierët u lejuan nga Këshilli Britanik i Sportit të duelojnë”.

Gjithsesi, Hearn deklaroi se Dillian Whyte, 26 fitore e 1 humbje në karrierë, do të japë së shpejti shpjegime në lidhje me këtë incident, ende të pakonfirmuar. Ai do të flasë para një paneli të pavarur, që më pas do të marrë edhe një vendim.

Për këtë çështje ka reaguar edhe WBC (World Boxing Championship), që tha se nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë ngjarje. Dueli Whyte-Rivas ishte i vlefshëm për “titullin e përkohshëm” të këtij Divizioni dhe fituesi do të përballet me kampionin në fuqi Deontay Wilder.

“I kemi kërkuar Këshillit Britanik të Boksit që të na japë një informacion të detajuar për këtë çështje. Ne nuk kemi asnjë informacion për këtë incident me antidopingun”, shkruhet në deklaratën e WBC-së, që ka vendosur të mos marrë asnjë vendim pa marrë sqarim për çështjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...