E konfirmon presidenti i UFC, McGregor po kthehet

Boksi

E konfirmon presidenti i UFC, McGregor po kthehet

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 10:51
Conor McGregor

Presidenti i UFC, Dana White, ka njoftuar se Conor McGregor do të kthehet në oktogon së shpejti.

Hera e fundit kur irlandezi është paraqitur në oktogon ishte në duelin me Khabib Nurmagomedov, kur dilte i mposhtur.

Sipas White, ish kampioni do të kthehet në UFC në fillim të vitit të ardhshëm.

“Mendoj se McGregor do të kthehet në fillim të vitit tjetër” ka thënë Dana për ‘The Sun’.

Një nga kundërshtaret e mundshëm të McGregor për rikthimin e tij mund të jetë numri 2 në UFC, Tony Ferguson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat