Aziz Salihu godet: Edhe pse me vdiq motra në moshën 42-vjeçare dhe e futa në dhe...

Boksi

Aziz Salihu godet: Edhe pse me vdiq motra në moshën 42-vjeçare dhe e futa në dhe...

Nga: K. Goca Më: 28 korrik 2019 Në ora: 14:35
Aziz Salihu godet: Edhe pse me vdiq motra në moshën 42-vjeçare dhe e futa në dhe...

Legjenda e boksit Aziz Salihu, është i pezmatuar shumë në të parin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook, i drejtohet me disa rreshta Ahmetit!

“Edhe pse me vdiq motra dhe e futa në dhe në lule të rinisë, në moshën 42 - vjeçare, unë deshta ta mbaj turneun Zizi Olimpik që ishte i paraparë të mbahet sot në shesh të Teatri Kombëtare, mirëpo Komuna e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin në momentin e fundit nuk na lejuan kinse ka organizim tjetër dhe ne e vërtetuam se nuk kishte asgjë të organizuar nga Komuna përveç se na lejoj që të dështojmë.

Në foto janë mysafirë nga Slovenia, boksier që kishin për të boksuar sot.

Mirëpo ne i pritëm dhe i përcjellëm si duhet. Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës tonë që kemi dhënë gjithçka për të, ti je kryetari më i keq për mua dhe familjen time si Aziz Salihu, sportist i shekullit dhe nuk e di arsyen pse, nuk ke bë mirë”, shkruan Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat