Ky është babai juaj Velko, që uzurpoi edhe stadiumin e Prishtinës! Pyete Cecën, nënën tuaj...

Boksi

Ky është babai juaj Velko, që uzurpoi edhe stadiumin e Prishtinës! Pyete Cecën, nënën tuaj...

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2019 Në ora: 11:32
Ky është babai juaj Velko, që uzurpoi edhe stadiumin e Prishtinës! Pyete Cecën, nënën tuaj...

Vitet e 90-ta ishin vitet më të tmerrshme në histori, vitet kur Serbia pushtuese me makinerinë vrastare sulmoi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën. 

Në krye të paramilitarëve ka qenë Zhelko Razhnjatoviq, i njohur si Arkan. Krimineli Arkan e gjithë bota e din se kishte uzurpuar edhe stadiumin e Prishtinës dhe ishte bërë një farë presidenti i një klubit fantom Prishtina në vitin 1993.

Image

Velko kur ishte fëmijë me Cecën

Të gjithë e dimë se Arkani, atëkohë, kur ishte te Prishtina fantome, se si pësoi dajak nga klubi i futbollit Novi Pazar pikërisht me 10 tetor të vitit 1993. Ishte thyer autobusi i Prishtinës fantome, kurse Arkan ishte rrethuar nga bandat e tij, duke e marr në mbrojtje. 

Ndërkaq, tash e një kohë po diskutohet se ku do të boksojnë djali i Arkanit, Velko, boksier në Serbi dhe Petrit Mazrekaj i Republikës së Kosovës.

Është parashikuar me 30 gusht të zhvillohet meçi, por siç shihet djali i Arkanit nuk e ka guximin që të del përtej Beogradit, pra në ndonjë vend evropian dhe të mat forcat me Mazrekajn.

Velko është mirë të shfletosh edhe historinë e babait të tij se sa kriminel ka qenë dhe se si e ka uzurpuar stadiumin e Prishtinës. Nëse Velko nuk e di të bëmat e babait, e din nëna e tij, Ceca, që e kishte burrë Arkanin dhe duhet ta pyes se pse ishte aq kriminel ai. Duhet ta pyes edhe për popullin shqiptar të Kosovës, se si u sulmuan nga bandat e Arkanit, milicia, ushtria dhe paramilitarët serbë. 

Prandaj, Velko ka ditë që nuk e ka guximin të thotë: Eja Petrit e të boksojnë diku në Evropë! Synimi i Velkos është vetëm në Beograd dhe aty ku nuk ka kurrfarë sigurie! Velko ka frikë të del jashtë, se ka frikë se pëson humbje apo turpërohet nga historia kriminale e Arkanit!

Ju e dini se Arkani ka qenë edhe president i klubit të futbollit Obiliq nga Beogradi, klub famëkeq që udhëhiqej nga një kriminel siç ishte babai juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat