Ja çka kishte fituar Mehmet Bogujevci në Beograd

Boksi

Ja çka kishte fituar Mehmet Bogujevci në Beograd

Nga: K. Goca Më: 31 korrik 2019 Në ora: 11:56
Mehmet Bogujevci

Legjenda e boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, suksesin më të madh në karrierë e ka arritur në vitin 1978!

Në at vit ishte mbajtur Kampionati Botëror në boksin amator në Beograd dhe Bogujevci fitoi medaljen e argjendtë, sukses i jashtëzakonshëm e aq me tepër si shqiptar i Bresjes së Fushë Kosovës!

Ky ishte suksesi më i madh për një garues nga Kosova atëkohë, sepse të fitosh një medalje ka qenë shumë vështirë, aq me tepër që ka qenë reprezentues i shtetit që nuk ekziston, Jugosllavia, që përbëhej nga gjashtë republika (Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia) dhe dy krahina (Kosova e Vojvodina).

Image

Mehmet Bogujevci dhe Xhevdet Kastrati

Xhevdet Kastrati, një dashamirë sportiv, shumë herë e kujton suksesin e Mehmetit dhe emocionohet së tepërmi, duke e lavdëruar shumë, sipas tij nuk ka pasur teknikë më të mirë, madje ka qenë edhe i pashëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat