Bëhen bashkë asat e boksit në Kosovë, ngrënë darkë pa dy emra të mëdhenj!

Boksi

Bëhen bashkë asat e boksit në Kosovë, ngrënë darkë pa dy emra të mëdhenj!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:10
Majtas i pari, Agim Tahiraj, gjyqtar dhe ish boksier, ish boksierët e mirënjohur Fatmir Makolli, Beqir Berisha, Xhevdet Peci dhe në mes është Selajdin Gashi. I pari djathtas Latif Demoli, gjyqtar ndërkombëtar dhe ish boksier, ish boksierët e mirënjohur Afrim Majanci, Naser Bajrami, si dhe Fatmir Hoxha, gjyqtar.

Në një atmosferë të rrallë, 40 kilometra metra larg Prishtinës apo 3 kilometra larg qytetit të Ferizajt, në fshatin Balaj, asat e boksit të Kosovës, disa ish boksier të gjeneratës së artë, u bënë bashkë dhe darkuan në restorantin “Ujëvara” te gjyqtarit Fatmir Hoxha.

Dhe, në këtë darkë munguan dy emra të mëdhenj të boksit, nënkampioni i botës në vitin 1978 Mehmet Bogujevci dhe fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos, Aziz Salihu. Munguan me apo pa arsye, më së miri e dinë Bogujevci dhe Salihu, ndonëse ky i fundit ka pasur arsye se ka qenë në të pame për motrën që ndërroi jetë para disa ditëve.   

Fundja,  asat u bënë bashkë, folën gjer e gjatë për boksin në përgjithësi dhe u kënaqen sikur në ditët më të mira kur ishin në fanellën e klubit më të suksesshëm shqiptar, Prishtina, pesë herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.

Majtas i pari, Agim Tahiraj, gjyqtar dhe ish boksier, ish boksierët e mirënjohur Fatmir Makolli, Beqir Berisha, Xhevdet Peci dhe në mes është Selajdin Gashi. I pari djathtas Latif Demolli, gjyqtar ndërkombëtar dhe ish boksier, ish boksierët e mirënjohur Afrim Majanci, Naser Bajrami, si dhe Fatmir Hoxha, gjyqtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat