Kosova e siguron medaljen pa luftë!

Boksi

Kosova e siguron medaljen pa luftë!

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:45
Kosova siguron medaljen pa luftë!

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmoi se është hedhur shorti në Tbilisi dhe e kanë siguruar edhe medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në boks për shkolla U-14.

“Sot u hodh shorti i Kampionatit U14 për shkollar Tbilisi (Gjeorgji) 02-12 gusht. 42 kg Erina Veliu pati shortin e mirë dhe u kualifikua direkt në gjysmëfinale dhe siguroi medaljen e bronztë dhe do të luftojë për kualifikim në finale kundër boksieres nga Ukraina Kostrytska.

Ndërsa boksierja 64 kg Alnera Brahimi në çerekfinale në luftë për medalje do të boksojë kundër boksieres po ashtu të Ukrainës Pylypchuk Olha dhe me fitore siguron medalje dhe në gjysmëfinale e pret boksierja nga Anglia Smith Paris.

Selektori i vajzave Besim Brahimi beson dhe shpreson se të dy boksieret tona janë në formë të mirë dhe do të kualifikohen në finale dhe do stolisen me medalje të arta”, tha Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat