Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr duket se më në fund kanë vendosur për revanshin e shumëpritur.
Joshua dhe Ruiz pritet të përballen me njëri tjetrin gjatë muajit dhjetor, sipas raportimeve nga mediet britanike.
Vendi për revanshin është një befasi për ndjekësit e boksit, por, ‘Telegraph’ shkruan se dueli do të zë vend në Arabinë Saudite.
Kontesti për titujt do të vë në lojë plot 70 milionë funte, shifër që tregon më së miri rëndësinë e duelit.
Joshua më parë ishte mposhtur nga Ruiz, në befasinë më të madhe të sportit në vitet e fundit, por tashmë synon të rikthejë titujt e tij.
Vendi dhe data nuk janë zyrtarizuar akoma nga boksierët ose promotorët e tyre, por ‘Telegraph’ raporton se është vetëm çështje orësh.