Morina kundër argjentinasit

Boksi

Morina kundër argjentinasit

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:39
Morina kundër argjentinasit

Boksieri me prejardhje nga Kosova por që ushtron dhe vepron në Gjermani, Sherif Morina, në nëntor do të ngjitet sërish në ring duke u përball kështu për titull WBF International, kurse kundërshtar do jetë argjentinasi Mauro Maximiliano Godoy që para 3 muajve u deshën të ndeshen, mirëpo për shkaqe teknike kjo përballje u anulua.

Tani Morina u shpreh i kënaqur që ky takim do të realizohet dhe premton paraqitje të suksesshme në ring.

“Tani më kam filluar përgatitjet e mija maksimale njkëherit në Gjermani, kurse më pas edhe në Poloni. Ky titull është i rëndësishëm për mu, andaj do të bëj çmos ta arrij”, tha për “ArenaRing”, Morina.

Cekim se boksieri deri tani ka arrit 10 fitore në boksin profesionist dhe është njëri prej shqiptarëve që kohën e fundit po shkëlqen në ringun evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat