Edhe 17 ditë kanë mbetur, djali i Arkanit i strukur apo i frikësuar...

Boksi

Edhe 17 ditë kanë mbetur, djali i Arkanit i strukur apo i frikësuar...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:29
Edhe 17 ditë kanë mbetur, djali i Arkanit i strukur apo i frikësuar...

U paralajmërua me bujë të madhe se në fund të muajit gusht përkatësisht me 30 gusht do të zhvillohet meçi mes boksierit shqiptar të Republikës së Kosovës, Petrit Mazrekajt dhe serbit Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Arkan (Zhelko), deri me tash asgjë nuk ka lëvizur. 

Ka ditë që është një heshtje e madhe, sidomos nga Velko, si duket është strukur diku apo nga frika nuk e flet asnjë fjalë.

I strukur apo i frikësuar, ndryshe nuk mund të quhet sepse nuk ka arritur ende të thotë fjalën e tij, se a dëshiron jashtë Serbisë të boksojë me Mazrekajn.

Duket se Velko nuk e ka guximin që të del jashtë Beogradit për faktin se frikësohet nga humbja dhe vazhdon të hesht, madje ka kohë as për ato mediat në Serbi nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Shihet hapur se ai është i frikësuar dhe nuk guxon të përballet me shqiptarin e Kosovës.

Velko më shumë bëri zhurmë mediale dhe asnjëherë nuk tha se është i gatshëm të boksojë qoftë edhe në Austri. Zhvillimi i meçit në Beograd nuk ka asgjë gjasë sepse mungon siguria!  
Edhe 17 ditë kanë mbetur, djali i Arkanit i strukur apo i frikësuar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat