Ruiz Jr tregon një detaj interesant për Joshuan se ku duan që të boksojnë

Boksi

Ruiz Jr tregon një detaj interesant për Joshuan se ku duan që të boksojnë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 11:51
Ruiz Jr tregon një detaj interesant se ku duan që të boksojnë

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se ende nuk ka hedhur asnjë firmë në kontratë për të zhvilluar revanshin me Anthony Joshua.

Stafi i këtij të fundit ka zyrtarizuar 7 dhjetorin si datën e duelit të dytë mes dy boksierëve, sfidë që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Në një deklaratë për mediat amerikane, Ruiz tha se ende shpreson që kjo përballje e dytë ndaj rivalit britanik të zhvillohet në Amerikë.

“Unë ende nuk kam firmosur asnjë kontratë. Ne jemi duke negociuar për çdo gjë: Datën, vendin, përqindjet e fitimit etj. Ata duan të duelojnë në Arabinë Saudite, por ne jemi ende duke negociuar”, tha Ruiz Jr.

“Unë dua të dueloj sërish në New Jork, ashtu si herën e parë, kur fitova. Ne revanshin do ta zhvillojmë. Do t’i jap Joshua një shans për të më mundur. Gjithsesi, nëse ata duan sërish të marrin titujt kampionë, duhet ta bëjnë këtë gjë në Amerikë”, tha Andy Ruiz Jr, 33 fitore e 1 humbje në karrierën e tij si profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat