Tyson tregon se cili është ilaçi që e ka bërë më pak agresiv

Boksi

Tyson tregon se cili është ilaçi që e ka bërë më pak agresiv

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:11
Tyson

Mike Tyson më në fund tregoi. Ish-kampioni i botës ka ndryshuar, duke ulur agresivitetin falë m.arijuanës. Tashmë Tyson është një biznesmen që prodhon pikërisht m.arijuanë në një fermë në Kaliforni, një prej shteteve amerikane që e kanë legjitimuar kultivimin e saj për qëllime argëtimi dhe mjekësore.

Në një program radiofonik, Tyson pranoi se ai konsumon m.arijuanë në fermën e tij më vlerë deri në 40 mijë Dollarë në muaj, gjithsesi jo i vetëm por me ortakun e tij në biznes.

“Po, ne konsumojmë më shumë se 40 mijë Dollarë në muaj. M.arijuana për ne është formë relaksi por edhe medicinale”.

53-vjeçari e ka thënë edhe më parë se është konsumator i bimës së ndaluar, por ai për herë të parë pranoi të thoshte edhe sasinë që mund të konsumojë në muaj teksa drejtpërdrejtë në një stacion radiofonik dhe pa qenë nevoja të ngacmohej, tregoi se kompania e tij, “Tyson Ranch”, ka kontrata me 19 dyqane të spacializuara për shitjen e këtij produkti, që nga San Francisco, Kalifornia dhe Teksasi me të ardhura rreth 500 mijë Euro në muaj.

Edhe pse të ardhurat janë të mëdha, rezulton se pasuria e Tyson është rreth 3 milionë Dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat