UFC-241: Rikthimi triumfues i Nate Diaz pas 3 vitesh, leksion Pettis

Boksi

UFC-241: Rikthimi triumfues i Nate Diaz pas 3 vitesh, leksion Pettis

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 11:23
Dueli

Koha kalon por Nate Diaz mbetet i njëjti. Djaloshi i keq nga Stockhton ka triumfuar me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Anthony Pettis në eventin UFC-241 zhvilluar sot në Kaliforni. Të tri gjyqtarët rezultatin në favor të Diaz: 30-27, 30-27 dhe 29-28.

Një duel mjaft i bukur, i dominuar dhe fituare me meritë nga Nate Diaz, që rikthehet në kafaz pas 3 vitesh, që nga humbja e revanshit me McGregor. Diaz tregoi një formë të mirë, duke e dominuar sfidën në të trija raundet dhe meritoi fitoren.

“U riktheva pasi të gjithë ata që janë aktualisht në UFC ta shpifin. Tani është koha që unë të marr në dorë frenat e këtij sporti. Rivali i radhës? Jorge Masvidal”, u shpreh Nate Diaz pas përfundimit të ndeshjes. Kjo është fitorja nr.20 e Diaz në kafaz, ku numëron edhe 11 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat