Aziz Salihu: Serbia po me lut, po ky është qëndrimi im

Boksi

Aziz Salihu: Serbia po me lut, po ky është qëndrimi im

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:26
Aziz Salihu: Serbia po me lut, po ky është qëndrimi im

Është i revoltuar Aziz Salihu! Kryetari i klubit të boksit Prishtina dhe fituesi i medaljes së bronztë në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gati sa do me luajtur mendsh sesi ia dështuan, sipas tij turneun e boksit, për t’i nderuar diasporën shqiptare!  

‘Zizi’ tha se Serbia po e lut për pension por ai i ka injoruar që moti! “Jam sportist i shekullit, fitues i medaljes olimpike, fitues i dy medaljeve evropiane, dhjetë herë kampion i ish Jugosllavisë, dy herë fitues i lojërat mesdhetare, pesë herë kampion i Ballkanit, tri herë në olimpiadë, tri herë mi morën fitoret, pjesëmarrës gjashtë në Kampionatin Evropian, po ashtu jam themelues i KOK-ut.

Jam ndër themeluesit e sportit të pavarur dhe sporteve luftarake, i rrahur dhe i maltretuar prej okupatorit serb në atëkohë. Kam punuar dhe i kam mbajtur mbi 50 turne për pavarësinë e Kosovës. I kam mbi 500 meçe dhe 25 humbje, kam punuar në atëkohë, gjithherë i përndjekur nga regjimi i Serbisë. Kjo le të jetë hera e fundit që Aziz Salihu trajtohet kësisoj. Jam i dëshpëruar dhe normal se isha sëmurë nga dallaveret që mi kanë bërë. Nuk di çka kanë me mu, kur e dinë të gjithë që kam punuar gjithherë. E di që populli me do dhe me nderon, por këtu disa bandit me injorojnë e më kanë lënë anash. Me kanë thirr dy ministrat e Serbisë, me kanë thënë eja merre pensionin, iu thash nuk mundem dhe i kam injoruar, edhe pse disa sportist e kanë marrë atë dhe janë edhe milioner tash, janë bërë edhe patriota. Deri kur më me Azizin, nuk kam pare, nuk kam banesë, 25 vjet kam ndejt pa rrogë, mezi ma dhanë një rrogë, e paguajë banesën 350 euro me qira, pastaj rrymën dhe nuk po mbetet asgjë. Një shans i madh për Azizin është nëse vijnë njerëz të rinj ose me të mençur në krye të shtetit. Para disa ditëve doja ta mbaja një turneu, mi kënaq diasporën, e cila gjithmonë ka bërë për Kosovën, por nuk munda ta mbaja! Edhe familja ime ka humb respektin për të, ai është kryetari i komunës së Prishtinës.

Pse po më injorojnë dhe çka iu kam bërë, nuk e di. Dy muaj jam munduar për këtë turne që të mbajë, por nuk arrita dhe ta bëjë tradicional. Çudi, me vdiq motra, edhe pse me vdiq at ditë, kesh në pamje e u desh të vijë prapë në Prishtinë për shkak të turneut. Kur shkova në teatër me thanë që është e zënë hapësira. Nuk e di pse iu vije inati për punën time.  

Erdhën dhe u kthyen boksierët pa boksuar, u desh t’i kompensojë të gjithë, që ka qenë shumë e rëndë për mu. Lutem që të vijnë njerëz e merituar në krye të shtetit. Ka shumë rini të Kosovës jashtë, në vend që t’i kemi këtu.

Sporti është ambasadori më i mirë i një shtetit. Jam papunë me familje! Beogradi po më lut për pension, por i kam injoruar që moti ata. E meritoj që të jam diçka në sport, kurrë në jetën time asgjë nuk më kanë ofruar një post të rëndësishëm”, ankohet Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat