Mazrekaj tregon një detaj interesant për djalin e Arkanit, për presionin nga publiku serb

Boksi

Mazrekaj tregon një detaj interesant për djalin e Arkanit, për presionin nga publiku serb

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2019 Në ora: 17:30
Mazrekaj me shokun e tij

Boksieri nga Republika e Kosovës, Petrit Mazrekaj, është i përgatitur në çdo pikëpamje dhe i gatshëm qysh tani të del në ring ndaj secilit boksier! Mazrekaj tregon se si po rrjedhin gjërat për zhvillimin e meçit me boksierin serb, Velko Razhnjatoviq, ndryshe djali i kriminelit Arkan (Velko).

Image

Mazrekaj tha se meçi do të mbahet gjithqysh gjatë këtij viti sepse është edhe në kontratë. Meçi është shtyrë për një kohë të pacaktuar, për faktin se Razhnjatoviq nuk po pranon që të boksojë jashtë Serbisë!  

Sipas asaj që shihet, sipas deklaratave të Velkos në mediat serbe, shihet se ai e ka marr shumë personale këtë meç dhe nuk di se si do të veprojë, sigurisht se i mungon edhe guximi që të vendos për të boksuar jashtë vendit të vet! “Oferta e tij është të boksohet me 31 gusht në Beograd, por kjo është e papranueshme për ne sepse nuk kemi arsye që të boksojmë atje për shkaqe sigurie”, thotë Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Boksieri ynë përkujton edhe një deklaratë skandaloze të Velkos që e kishte dhënë ditë me parë në mediat serbe. “Kur edhe Velko thotë se ka me më vra në ring, nuk e shoh të arsyeshme që të shkojë unë atje dhe me ndez tensione të larta e pa pikë nevoje.

Kur e kam pranuar këtë meç e kam pranuar në mënyrën sportive e jo politike, apo gjërat tjera që rrjedhin në kokën e Velkos, i di vetëm ai. Jemi marr vesh me menaxherin dhe pasi ata kanë kërkuar sërish në Beograd, ne kemi kërkuar të boksojmë në Gjermani përkatësisht në Berlin, mu bë edhe një projekt i madh, me boksuar edhe boksierë tjerë në parameçe.

Të boksojmë në një vend neutral, të jetë një meç sportiv, tamam, si sportistë”, thotë Mazrekaj. Kur planifikohet ky meç të mbahet, pasi që ka dështuar data e 31 gushtit? “Kjo parashikohet që të kryhet sivjet në bazë të kontratës që kemi. Po flas në bazë të kontratës. Ka shenja që mu arrit një kompromis, edhe Velko të lëshojë pe, që të boksojë jashtë Serbisë.

Edhe publiku serb po i bën presion Velkos që mos t’i ikë këtij meçi, mos me shty më. Nuk ka arsye”, përgjigjet boksieri deçanas. Sipas Mazrekajt, Velko është mirë të flet me pak por të pranon ofertën jashtë vendit dhe ta zhvillojmë këtë meç. “Të mos jap fjalë të mëdha e pa pikë nevoje.

Sepse këtë meç e presin me qindra mijëra njerëz, e di këtë edhe Velko. Sa i përket anës sime, nuk kam shumë fjalë për të por fjalët e mia do t’ia tregoj kur do të futem në ring. Sa i përket djalit të kriminelit, le të vazhdon me fjalimet e tija sepse është mirë t’i tregoj krejt botës se biri i kujt është, e me këto marria po e dëshmon edhe një herë Velko që e ka në gjak propagandën dhe jo aspektin sportiv.

Nëse e ka ndërmend mu tregua burrë, eja ta kryejmë këtë punë sa më shpejt, t’i masim forcat në ring, kur dihet se po e presim me padurim gjithë dashamirët këtë meç”, përfundoi Mazrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat