Andy Ruiz: Dua t’i jap fund karrierës së Joshuas

Boksi

Andy Ruiz: Dua t’i jap fund karrierës së Joshuas

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 22:11
Andy Ruiz dhe Anthony Joshuas

Kampioni i botës në boks, Andy Ruiz Jr ka thënë se dëshiron t’i japë fund karrierës së Anthony Joshuas pasi konfirmoi rimeçin në Arabinë Saudite.

Meksikani 29-vjeçar e shokoi britanikun në qershor në New York kur ia mori titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Ata pritet të ripërballen më 7 dhjetor në Lindjen e Mesme.

“E mposhta AJ në New York dhe mezi pres t’ia përfundoj karrierën në shkretëtirë”, ka thënë Ruiz, raporton BBC.

Meçi ishte njoftuar nga kampi i Joshuas më herët gjatë gushtit, por Ruiz nuk kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Të shtunën ai në rrjete sociale njoftoi se është “i lumtur që do të përballet sërish me Joshuan”.

“Në meçin e parë bëra historinë dhe u bëra meksikano-amerikani i parë kampion i botës në peshat e rënda. Jam falënderues për Arabinë Saudite që më ka ftuar”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat