Hartel ka dy fjalë për Haxhi Krasniqin - Bota Sot
Hartel ka dy fjalë për Haxhi Krasniqin

Boksi

Hartel ka dy fjalë për Haxhi Krasniqin

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 13:31

Për rimeçin ndaj boksierit nga Kosova, Haxhi Krasniqi ka folur edhe Stefan Hartel.

Boksieri gjerman është i bindur që sërish do të dalë triumfues ndaj Krasniqit.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua se ndërmjet Krasniqit e Hartelit do të ketë rimeç, por ende nuk ësht bërë e ditur data e saktë e meçit.

“Do ta mposht përsëri Robinin. Është e nevojshme t’i bëj më në fund gjërat e qarta në këtë drejtim. Pas spekulimeve të herës së fundit, tash më duhet dhe do t’i bëj gjërat edhe më të qarta. Kam vendosur ta ndjek këtë rrugë për ta vazhduar rrugëtimin për ta sfiduar titullin e kampionit të botës”, ka thënë Harteli.

“Pas karrierës së gjatë si amator, tash jam në boksin profesionist dhe afër më të mirëve të botës. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi për një titull botëror”, theksoi ai.

Në duelin e parë të muajit maj Robin Krasniqi e humbi titullin e Evropës (EBU), në peshat super të mesme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...