Boksieri me prejardhje nga Mitrovica Adrian Maliqi Raatz me 7 shtator përballet me boksierin gjerman Lars Burry

Boksi

Boksieri me prejardhje nga Mitrovica Adrian Maliqi Raatz me 7 shtator përballet me boksierin gjerman Lars Burry

Nga: F.B Më: 1 shtator 2019 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Boksieri shqiptar me prejardhje nga Mitrovica Adrian Maliqi Raatz që bënë gara në kategorinë e gjysëm të mesme në boksin profesionist, duelin e radhës do ta ketë kundër gjermanit Lary Burry.

Ky duel do të zhvillohet në kuadër natës së luftërave që do zhvillohen nga shumë boksier profesionist në CPI Boxing GYM në Ausburg të Gjermanisë.

Boksieri gjerman Burry deri tani ka zhvilluar 8 duele në boksin profesionist prej të cilave ka shënuar 5 fitore, dy prej të cilave në nokaut, ndërkohë që nga 3 humbjet që ka pësuar në dy prej tyre ka pësuar po ashtu me nokaut.

Ndërkohë mitrovicasi Adrian Maliqi deri më tani ka zhvilluar 15 duele, prej të cilave ka shënuar 14 fitore, prej të cilave ka 7 fitore nokaut dhe ka vetëm një humbje dhe atë në duelin e parë, kur nisi rrugëtimin në boksin profesionist.

Duelin e fundit në ringun profesionist Adrian Maliqi e kishte me 1 qershor, kur mitrovicasi u takua me boksierin serb të Bosnjës Sllavisha Simeunoviq, ku fal përgatitjes fizike, qëndrueshmërisë dhe goditjeve të forta ia doli të mund serbin shumë me më përvojë.

Ky duel është shumë i rëndësishëm për Adrian Maliqin, pasi sipas menaxherëve të tij ia hap rrugën për të sfiduar dhe luftuar për një nga brezat në kategorinë ku ai bokson.

Duhet theksuar se Adrian Maliqi ka disa kohë që krahas trajnerit gjerman stërvitet edhe me trajnerin e njohur mitrovicas Sefedin Braha, ndërsa një pjesë të përgatitjes para këtij meçi e ka kryer në Kosovë dhe në Ulqin.

Shpresojmë se boksieri Maliqi do të kalojë edhe këtë sfidë dhe të i hap vetës rrugën për ndonjërin nga titujt kontinental evropian dhe së shpejti do ta shohim edhe në duel për ndonjë titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat